Zjarr i përmasave të mëdha pranë Hotel Turizmit në Sarandë
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë, në zonën pranë Hotel Turizmit, i cili ka përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit, pikërisht në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit historik të 40 Shenjtorëve. Flakët dhe tymi kanë shkaktuar alarm në zonë, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit. Sipas raportimeve, bëhet e ditur se flakët po përhapen me shpejtësi në sipërfaqen me bimësi të dendur, duke krijuar një situatë kritike dhe duke u afruar rrezikshëm pranë disa ndërtesave të banimit dhe shërbimit aty pranë. Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë në terren për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Ekipet e emergjencës po punojnë paralelisht edhe për krijimin e brezave mbrojtës, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara përreth.
Burimi:
ntv.al