Riaktivizohet zjarri në malin e Qukësit/ Terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe erërat e forta komplikojnë ndërhyrjen
Zjarri i aktivizuar në malin e Qukësit, në Njësinë Administrative Qukës të Bashkisë Prrenjas, vijon të mbetet nën monitorim dhe kontrollin e shërbimit zjarrfikës, ndërsa terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe erërat e forta e kanë bërë ndërhyrjen veçanërisht të komplikuar. Pas riaktivizimit të zjarrit gjatë pasdites së djeshme, në pjesën veri-perëndimore të vatrës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Prrenjas organizoi menjëherë lëvizjen e forcave dhe mjeteve për ndërhyrje. Operacioni sipas z.Xhemal Facja, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashkinë Prrenjas nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe vijoi për rreth 11 orë pa ndërprerje, me synim frenimin e përparimit të flakëve dhe izolimin e vatrave aktive. Gjatë ndërhyrjes u hapën qindra metra transhe ndarëse, duke krijuar...
Burimi:
syri.net