Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim
Biznesmeni Ergys Agasi i cili akuzohet se ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-t ishte në makinë me ish-efektivin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, në momentin kur është arrestuar. Mësohet se prangosja e tij është bërë nga operacionalja e Durrësit pranë Plepave. Ndërkohë vetë Uljan Shpataraku, ish-drejtori i policisë së Elbasanit, i njohur si krahu i djathtë i ish-kryepolicit Ilir Proda, ishte në kërkim nga komisariati i Dhërmit për kanosjen e një kamarieri. Më 6 gusht Policia e Himarës kishte shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku. Ky i fundit ndodhej me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin. Sipas dëshmisë së tyre,...
Burimi:
syri.net