‘KLGJ caktoi pagën e vet’ – Bardhi: Akt i paprecedentë! Mosveprimi i Kuvendit, shkelje e rëndë me pasoja
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e quajti ‘akt të paprecedentë’ vendimin e KLGJ-së për të përcaktuar pagën e vet, duke marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit. “Ky akt ngre pikëpyetje serioze mbi kushtetutshmërinë e tij dhe mbi ekzistencën e një baze të ligjshme për një vendimmarrje të kësaj natyre” thuhet në reagimin e Bardhit në facebook. Bardhi shton më tej se krijimi i këtij ngërçi institucional dhe përplasja ndërmjet kompetencave kushtetuese të pushteteve jo vetëm që mund, por edhe duhet të shmangen. “Rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë është respektimi dhe zbatimi i plotë, i menjëhershëm dhe pa ekuivok i vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një shkelje...
Burimi:
syri.net