Pagat e gjyqtarëve/ KLGJ zbaton vendimin e Kushtetueses, rritje me 65 mijë lekë
KLGJ TIRANË- Përplasja për pagat e gjyqtarëve rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për rritjen e pagës referuese të magjistratëve. KLGJ vendosi këtë të mërkurë, me 9 vota pro dhe asnjë kundër, që paga referuese e gjyqtarëve të rritet me 65.600 lekë, duke nisur nga 1 gushti 2026. Paga referuese do të shkojë në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë, pa përfshirë shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Në të njëjtin vendim është parashikuar edhe kompensimi i diferencave të pagave për periudhën nga 1 prilli 2023 deri më 31 korrik 2026. Vendimi i KLGJ vjen disa muaj pas atij të Gjykatës Kushtetuese, e cila në shkurt shfuqizoi ndryshimet ligjore të vitit 2023...
Burimi:
zeri.ai