I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

Forcat e Posaçme Operacionale kanë finalizuar me sukses kapjen e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Arrestimi i tij është kryer në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit, teksa ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij. Agasi ishte një nga personat kyç për të cilët SPAK kishte lëshuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, masë e cila deri në momentin e operacionit nuk ishte bërë e mundur të ekzekutohej. Burimet bëjnë me dije se në makinë me të shumëkërkuarin ndodhej Uljan Shpataraku, një emër i njohur për strukturat e rendit për shkak të detyrave të mëparshme. Kush është ish-zyrtari që shoqëronte Agasin Uljan Shpataraku ka mbajtur postin e Asistentit të Drejtorit të Departamentit për Teknologjinë...