Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi, ku 44-vjeçarja Emsa Meço u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Bujar Meço, në zonën e Rodopit. Sipas raportimeve të mediave greke, 44-vjeçarja ishte kthyer në banesën familjare për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre 16-vjeçare. Gjatë qëndrimit në banesë, ajo është sulmuar nga ish-bashkëshorti, i cili dyshohet se e ka goditur me thikë në qafë. Në momentin e krimit, vajza 16-vjeçare ndodhej në një dhomë tjetër të banesës. Ajo ka qenë personi që ka njoftuar autoritetet për ngjarjen. Pas sulmit, viktima është transportuar në spital nga djali i saj, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë për shkak të plagëve të rënda. Autori tentoi t’i jepte...
Burimi:
javanews.al