Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi kundër KLGJ: Akt i paprecedentë, po merr kompetencat e Kuvendit
GAZMEND BARDHI TIRANË- Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar vendimin e KLGJ-së si një “akt të paprecedentë”, duke ngritur pikëpyetje mbi kompetencat e këtij institucioni për përcaktimin e pagave të trupës gjyqësore. Sipas Bardhit, përcaktimi i pagave është një kompetencë që i takon Kuvendit dhe jo KLGJ-së. Ai e ka lidhur situatën me përplasjen e krijuar prej muajsh rreth zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së akuzon mazhorancën dhe qeverinë se kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e Kushtetueses, duke e cilësuar këtë si shkakun e ngërçit...
Burimi:
zeri.ai