KLGJ sfidon qeverinë dhe Kuvendin: Rrit me 65.600 lekë pagat e gjyqtarëve

KLGJ sfidon qeverinë dhe Kuvendin: Rrit me 65.600 lekë pagat e gjyqtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar të mërkurën ndryshimin e pagës referuese mbi të cilën llogariten pagat e gjyqtarëve. Vendimi u miratua me votim unanim, ndërsa sipas raportimeve të publikuara pas mbledhjes, paga referuese rritet nga 156.800 lekë në 222.425 lekë. Mbi këtë shumë aplikohet edhe shtesa prej 14.000 lekësh për nivelin e kualifikimit. Ndryshimi ka efekt nga 1 gushti 2026 dhe përfaqëson një rritje prej 65.625 lekësh të pagës referuese, pa përfshirë shtesën e kualifikimit. Vendimi lidhet me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të shkurtit 2026, i cili rrëzoi formulën e vitit 2023 për përcaktimin e pagës së magjistratëve, duke kërkuar rregullimin e kuadrit ligjor. Kuvendit iu la afat deri më 31 korrik 2026 për të ndërhyrë në formulën e pagave. Në kushtet...