Aktivistja lezhjane “hap letrat”: Gent Progni kërcënon aktivistët në protestë

Aktivistja lezhjane “hap letrat”: Gent Progni kërcënon aktivistët në protestë

Teksa protesta qytetare në Tiranë hyn sot në ditën e saj të 88-të, aktivistja nga Lezha Arilda Lleshi ka zbuluar prapaskenat e tubimit në kryeqytet, të cilat ngrenë pikëpyetje të shumta në lidhje me organizimin dhe lirinë e tubimit. Përmes një video-mesazhi të ndarë ditën e sotme në rrjetin e saj në Instagram, Lleshi shprehet se protesta qytetare e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo” prej ditësh nuk është më si në fillim, pasi disa aktivistë janë përballur me kërcënime nga programuesi dhe eksperti i njohur i IT-së Gent Progni. Menjëherë pasi aktivistët shprehën dëshirën për të kaluar natën para Kryeministrisë e të merrnin të drejtën e fjalës, Gent Progni ka vazhduar me kërcënimet e tij, duke synuar protagonizmin e protestës. Mirëpo, sjellja e ashpër kundër pjesëmarrësve dhe...