Arrestimi i Ergys Agasit/ Në automjet ishte bashkë me krahun e djathtë të Ilir Prodës

Arrestimi i Ergys Agasit/ Në automjet ishte bashkë me krahun e djathtë të Ilir Prodës

Ergys Agasi u arrestua ditën e sotme në zonën e Plepave në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me automjet, sëbashku me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku, i cili njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi. Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë. Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit...