Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta kundër reformës territoriale në Divjakë ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa banorët vijojnë të kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë. Në protestën e mbrëmjes, një qytetar kërkoi përgjegjësi nga ministri Arbjan Mazniku dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Ai u bëri thirrje drejtuesve të reformës që të japin shpjegime për përfshirjen e Divjakës në skemën e re territoriale. Sipas tij, shkrirja e bashkisë do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe veçanërisht për bujqësinë e zonës. Qytetari paralajmëroi se prodhimi bujqësor në Divjakë mund të pësojë një rënie të ndjeshme nëse bashkia shkrihet. Ai argumentoi se dobësimi i prodhimit vendas do ta orientonte tregun shqiptar drejt importeve. Në fjalën e tij përmendi Serbinë, Tunizinë dhe Egjiptin si vende nga ku mund të shtohen importet e produkteve...