Vlorë/ Kontrolle blic, në sitë automjetet e shtrenjta në hyrje-dalje të qytetit

Vlorë/ Kontrolle blic, në sitë automjetet e shtrenjta në hyrje-dalje të qytetit

Një aksion i gjerë kontrolli është zhvilluar në hyrje të qytetit të Vlorës, ku uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga qyteti. Kontrollet kanë pasur në fokus evidentimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit, si dhe parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Forcat e policisë kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Aksioni synon gjithashtu identifikimin e personave me precedentë kriminalë apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme, duke e kthyer hyrjen e qytetit në një pikë të rëndësishme kontrolli. Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Vlorës, në funksion të garantimit...