Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut
Pas arrestimit të Ergys Agasit, BKH dhe Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Uljan Shpatarakut në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Ish zyrtari i policisë u kap bashkë me Agasin dhe ishte duke drejtuar mjetin në momentin e arrestimit. Burime bëjnë të ditur se Agasi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje për më shumë se dy orë sot, ndërsa forcat e policisë kishin planifikuar ndërhyrjen në momentin e përshtatshëm. Prej më shumë se një muaji, strukturat e policisë dhe SPAK kanë qenë në gjurmët e Ergys Agasit, duke e mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje të gjitha lidhjet e tij deri në momentin kur është shfaqur sot dhe kanë realizuar arrestimin. Agasi është pikasur fillimisht nga efektivët e Forcës Operacionale në Elbasan dhe...
Burimi:
javanews.al