Misteri i Arturit rikthehet, studiuesi kërkon mbretin pas legjendës
Për shekuj me radhë, Mbreti Artur ka mbetur mes historisë dhe legjendës. Tregimet për Ekskalibur, Merlinin dhe Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët kanë mbijetuar ndër breza, por ekzistenca e vetë mbretit nuk është vërtetuar kurrë. Historiani Ken Dark propozon një tjetër mënyrë për ta parë këtë mister. Sipas tij, mungesa e dokumenteve që dëshmojnë drejtpërdrejt për Arturin nuk mjafton për të përjashtuar mundësinë që pas legjendës të ketë qëndruar një figurë reale e Britanisë së hershme mesjetare. Një prej gjurmëve që studiuesi merr në konsideratë është emri Artur. I rrallë në Britaninë e asaj kohe, ai filloi të shfaqej te figura të familjeve mbretërore gjatë shekullit VI. Për Dark, kjo mund të jetë një e dhënë që lidhet me një traditë të hershme rreth një...
Burimi:
kultplus.com