Joseph-Michel Montgolfier, pionieri që ëndërroi fluturimin
Sot, më 26 gusht, përkujtohet ditëlindja e shpikësit francez Joseph-Michel Montgolfier, njërit prej pionierëve të historisë së fluturimit. I lindur më 26 gusht 1740, ai, së bashku me vëllain e tij Jacques-Étienne Montgolfier, hyri në histori për shpikjen e balonës me ajër të nxehtë. Eksperimentet e vëllezërve Montgolfier çuan në ngritjen e parë publike të një balone më 4 qershor 1783 në Annonay të Francës, duke hapur një kapitull të ri në historinë e aviacionit. Më vonë, eksperimentet e tyre krijuan mundësinë për fluturimet e para të njerëzve me balonë. Joseph-Michel Montgolfier mbetet një nga emrat që lidhet me fillimet e ëndrrës njerëzore për të pushtuar qiellin./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com