Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë detaje për arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi dhe ish efektivit, Uljan Shpataraku. SPAK thekson se arrestimi i tyre u bë i mundur pas një pune disa javore. Njoftimi: Mbi arrestimin e personit të shpallur në kërkim, Ergys AgasiPas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i...