Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

JavaNews ka siguruar një fotografi të Ergys Agasit nga brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës, teksa po kryhen procedurat e arrestimit të tij. Agasi shihet teksa qëndron ulur në karrige me kokën ulur, i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka. Agasi u arrestua pasditen e të mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku. Burime bëjnë të ditur se Agasi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje për më shumë se dy orë sot, ndërsa forcat e policisë kishin planifikuar ndërhyrjen në momentin e përshtatshëm. Prej më shumë se një muaji, strukturat e policisë dhe SPAK kanë qenë në gjurmët e Ergys Agasit, duke e mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje të gjitha lidhjet e tij deri në...