Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e zhvilluar për arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut, pasditen e së mërkurës, 26 gusht 2026. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se makina e tyre, tip “Audi”, ishte pikasur nga blutë që nga Elbasani, e u ndoq deri në zonën e Plepave, Durrës. Ndjekja e tyre u bë me makina civile, në mënyrë që të mos krijoheshin dyshime tek Agasi dhe Shpataraku. Për ndalimin e tyre, operacionalia bëri të mundur bllokimin e trafikut, për të shmangur çdo lëvizje të papritur. Informacioni ka qenë i saktë që Agasi po lëvizte me automjetin që dyshohet se është në pronësi të Shpatarakut. Kështu, u bë i mundur arrestimi i tyre. Informacione për gazetaren Daci konfirmojnë...