Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?
Lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, ka reaguar edhe kryedemokrati Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se sot është arrestuar “padrino” i krimit. Sipas tij arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut është për tu përshëndetur, megjithatë ngrihen disa pikëpyetje.Lexo edhe :Related Posts Berisha ngre pyetjen nëse ky është arrestim i vërtetë apo dorëzim me kusht? Postimi i Berishës: Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin Të nderuar miq, Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh: Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty...
Burimi:
vizionplus.tv