Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo
Një zjarr problematik u regjistrua ditën e sotme në fshatin Selo, Bashkia Dropull. Flakët kërcënuan banesat dhe kishën e fshatit. Fillimisht zjarri përfshiu një sipërfaqe me barishte duke rrezikuar të depërtonte në brendësi të fshatit. Njoftimi i shpejtë dhe ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës të ndihmuar dhe nga banorët e fshatit,bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, përpara se ai të përhapej më tej. Zjarrfikësit apelojnë për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota.
Burimi:
vizionplus.tv