DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

Arrestimet e biznesmenëve Ergys Agasi në Durrës dhe Ermal Beqiraj në Francë nuk janë thjesht dy aksione të veçuara policore, por mbyllja e rrethit për një nga dosjet më komplekse të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Të dy të pandehurit konsiderohen si bashkëpunëtorë të ngushtë dhe figurat qendrore të të njëjtit grup të strukturuar kriminal. Nga 8 personat e vënë nën akuzë për këtë dosje – ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë publikë – Agasi dhe Beqiraj ishin të vetmit që i kishin shpëtuar valës së parë të arrestimeve. SPAK i lidh drejtpërdrejt të dy biznesmenët në një skemë të përbashkët që synonte manipulimin e tenderave publikë, duke eliminuar konkurrencën përmes shantazhit e dhunës fizike, për të pastruar më pas paratë e përfituara. Akuzat e përbashkëta...