Protestuesit mbërrijnë te Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit u nisën drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i arrestuar Ergys Agasi. Në qendër të thirrjeve të protestuesve është vendosur arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili u arrestua sot nga Policia, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Para ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër Agasit, duke e lidhur arrestimin e tij me akuzat politike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!”, është një prej thirrjeve që dëgjohet nga turma para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Tashmë protesta është zhvendosur para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku turma vijon...
Burimi:
syri.net