Opozita rikthehet në Kuvend, PDK dhe AAK kërkojnë seancë: Ironia e madhe, Kurti e ka ndërtuar identitetin e tij në rrugë dhe kundër institucioneve
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca janë paraqitur edhe të mërkurën në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e partive opozitare i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive. “Ka një ironi të madhe, për vite me radhë Albin Kurti ka ndërtuar identitetin e tij politik duke kundërshtuar institucionet, që në fakt është identiteti i vandalit dhe jo i idealit. Në rrugë, në protesta, në përplasje. U ngrit mbi kokat e njerëzve të pafajshëm, për ambiciet e tij personale”, u shpreh Elmi Recica, deputet i PDK. “O shkelësi i Kushtetutës, o patriot me bateria, nuk mund të kamuflohesh as me këtë Flamur të shenjtë dhe me asgjë tjetër dhe qëllimshëm po e rrënon sistemin kushtetues”, tha deputetja Time Kadrijaj....
Burimi:
javanews.al