“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë
Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, emrat nuk do të bëhen publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se VV dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë të gatshëm për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pret që në këtë takim të diskutohen emrat konkretë për presidentin e ardhshëm. “Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar që janë të gatshëm për takime dhe që tashmë është paralajmëruar se takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkretë lidhur me presidentin e ardhshëm, atëherë e kemi kuptuar menjëherë që kjo është një shans i mirë...
Burimi:
javanews.al