80-vjeçarja gjendet pa jetë, dyshohet se bashkëshorti e rrahu deri në vdekje
Një grua 80-vjeçare, me inicialet L.D., është gjetur pa shenja jete rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në banesën e saj në Prizren. Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur patrullat policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 80-vjeçares. Në banesë është gjetur edhe bashkëshorti i saj, rreth 81 vjeç, me inicialet B.D., i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertëve të mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi se gruaja mund të jetë vrarë. “Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e...
Burimi:
ntv.al