Ylli Zalla u mbajt në vëzhgim me dronë “Bayraktar” deri në momentin e arrestimit
Pamjet e Ylli Zallës, i cili shfaqet i armatosur me kallashnikov dhe duke patrulluar në zonën ku banonte, ndërsa ishte nën monitorimin e Hetuesve të Policisë së Tiranës. Survejimi i 49-vjeçarit është kryer me anë të një droni të teknologjisë së lartë, model “Bayraktar”, i përdorur nga autoritetet për të monitoruar lëvizjet e tij. Në pamje, Zalla shfaqet i veshur me bluzë jeshile dhe pantallona, ndërsa lëviz në rrugët e fshatit i armatosur. 49-vjeçari u arrestua më 17 gusht në Krujë, gjatë një aksioni të forcave RENEA. Hetuesit e Policisë së Tiranës kishin ndjekur lëvizjet e tij përpara ndërhyrjes së forcave speciale. Kush është Ylli Zalla? Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas...
Burimi:
ntv.al