Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!
Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka ndarë pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes. “Kantierin “Guna Tactical” e postoi Kryeministri dje tek përmbledhja e aktivitetit në Pogradec. “Guna Tactical” do të prodhojë veshje ushtarake jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për vendet e tjera.” – shprehet Ministri Nufi në video-mesazhin e tij. Sipas Ministrit Nufi, mbi 290 punojnë sot në këtë industri, duke cilësuar se numri i tyre do shkojë mbi 1,000 në momentin që kantieri do të jetë plotësisht funksional. Ndër të tjera, Ministri Nufi vendos theksin tek punësimi i njerëzve në këtë industri:...
Burimi:
javanews.al