Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!
Pasuritë e krimit të organizuar shqiptar me aktivitet në ishullin britanik dhe që sekuestrohen nga operacionet e organeve ligjzbatuese, do ndahen mes dy vendeve. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar sot (26 gusht) një marrëveshje historike për Ndarjen e Pasurive pas përfundimit të një çështjeje të lidhur me drogën dhe rikuperimin e fondeve. Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive dhe luftën kundër krimit të organizuar. Marrëveshja lidhet pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të...
Burimi:
javanews.al