Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat
Shkon drejt normalizimit situata e zjarreve në vend, teksa beteja me flakët në të paktën 4 rajone po vazhdon me intensitet. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot (26 gusht) se deri në orën 14:00 janë raportuar 18 vatra, nga të cilat vetëm 5 mbeten aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar. Në Ballenjë, Dibër, vijon aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë-Kostenjë, ku në terren janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër. Në Qafë të Helmës, Bulqizë, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për përballimin e situatës janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Malin e...
Burimi:
javanews.al