Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Një situatë problematike është krijuar ditën e sotme në Fakultetin e Mjekësisë, ku studentët që kanë tentuar të kryejnë regjistrimin janë përballur me vonesa. Sipas denoncimeve të prindërve, studentët dhe familjarët e tyre janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit pranë sekretarisë së fakultetit, por nuk kanë mundur të përfundojnë procedurën e regjistrimit. Një prej problematikave të raportuara lidhet me pagesën e regjistrimit. Studentëve u është kërkuar fillimisht të drejtohen në posta dhe banka për të kryer pagesën, duke shtuar kohën dhe vështirësinë e procedurës. Por situata është rënduar edhe më tej nga mungesa e formularëve të printuar për regjistrimin. Për këtë arsye, studentëve u është kërkuar të largohen dhe të rikthehen sërish pasdite, rreth orës 16:00. Vonesat kanë shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim...