Zjarr në kurorën e gjelbër të Sarandës, flakët pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në kurorën e gjelbër të Sarandës, flakët pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të mërkure kurorën e gjelbër mbi qytetin e Sarandës. Flakët janë shfaqur në zonën e mbjellë me pisha, pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve, duke krijuar rrezik për përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të gjerë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të Sarandës dhe punonjës të bashkisë. Po punohet për izolimin e flakëve të cilat rrezikojnë dhe banesa.