Sarandë/ Zjarri po djeg kurorën e gjelbër, rrezikohen banesat! Shikoni pamjet

Sarandë/ Zjarri po djeg kurorën e gjelbër, rrezikohen banesat! Shikoni pamjet

Flakët që po djegin kurorën e gjelbër mbi qytetin e Sarandës po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe banesat.  Flakët janë shfaqur në zonën e mbjellë me pisha, pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve. Forcat zjarrfikëse të Sarandës dhe punonjës të bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në mbështetje kanë shkuar dhe zjarrfikëse nga bashkia Delvinë dhe Konispol.