VIDEO/ Zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi drejt banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

VIDEO/ Zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi drejt banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë “Manastirit të 40 Shenjtorëve”. Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë që bllokon kalimin e mjeteve. Gjithashtu, flakët i janë afruar edhe shtëpive të banuara dhe disa hoteleve që ndodhen aty pranë.