Ndërhyrja nga ajri lokalizon vatrën e zjarrit në kurorën e Sarandës, shuhen flakët dhe shmangen pasojat në banesat te “Manastiri i 40 Shenjtorëve”

Ndërhyrja nga ajri lokalizon vatrën e zjarrit në kurorën e Sarandës, shuhen flakët dhe shmangen pasojat në banesat te “Manastiri i 40 Shenjtorëve”

Kalon pa pasoja në të lënduar e dëme banesash situata e zjarrit në Sarandë. Është vënë plotësisht nën kontroll dhe është fikur vatra e fuqishme e zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme në kurorën e gjelbër të qytetit. Flakët, të cilat përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bimësi të dendur në zonën kodrinore mbi rrugën nr. 5, rrezikuan seriozisht zonat e banuara pranë qendrës së qytetit. Përhapja e shpejtë e flakëve, e favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thyer kodrinor, krijoi re të mëdha tymi mbi qytetin bregdetar dhe ngriti alarmin te banorët lokalë, ndërsa zjarri po i afrohej ndërtesave pranë Manastirit historik të 40 Shenjtorëve. Aksioni i shpëtimit mori kthesë vendimtare falë ndërhyrjes nga ajri të një helikopteri të emergjencave...