Daja para mediave: Pafos i fortë, të finalizojmë rastet tona

Daja para mediave: Pafos i fortë, të finalizojmë rastet tona

Dinamo do të zhvillojë nesër në Qipro ndeshjen e kthimit të play off të Ligës së Konferencës ndaj Pafos (1-1 vajtje). Në pak ditë Dinamo ka bërë gati këtë ndeshje historike teksa kualifikimi vlen fazën e Ligës në Conference League. Trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp tha sot se skuadra e tij do kërkojë të maksimizojë shanset për gol nga ajo që rastet do afrojnë. Daja: “Ndeshja e parë ka qënë një ndeshje e barabartë, gjë të cilën e tregoi dhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë por në fundin e fraksionit të parë ashtu dhe në fillimin e pjesës së dytë kishim shanset tona. Kur luan me një skuadër të fortë si Pafos, duhet të jesh...