“Abissnet Superiore”/ Rregulli i ri i FSHF, 17 lojtarë të rinj aktivizohen në javën e parë

“Abissnet Superiore”/ Rregulli i ri i FSHF, 17 lojtarë të rinj aktivizohen në javën e parë

Një nga risitë e rëndësishme të sezonit të ri të “Abissnet Superiore” ka nisur të japë menjëherë rezultatet e para konkrete. Rregulli i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj ka krijuar më shumë hapësira për talentet shqiptarë që të provojnë veten në elitën e futbollit vendas. Sipas rregullores së miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, duke nisur nga sezoni 2026-2027, në kampionatin Abissnet Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare. Në javën e parë të kampionatit, kjo risi është shoqëruar me aktivizimin e 17 futbollistëve të rinj, duke dëshmuar...