KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të përcaktojë pagën referuese bazë për magjistratët, duke i hapur rrugë rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe përllogaritjes së diferencave financiare të prapambetura. Vendimi u miratua unanimisht këtë të mërkurë nga të 11 anëtarët e KLGJ-së dhe vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e trupës gjyqësore. KLGJ ka përcaktuar se, duke nisur nga 1 gushti 2026, paga bazë e gjyqtarëve do të llogaritet mbi bazën e pagës së kategorisë së lartë drejtuese në administratën publike. Sipas vendimit, paga e pozicionit do të jetë 222,425 lekë, ndërsa kësaj shume do t’i shtohet edhe 14,000 lekë si shtesë për nivelin e kualifikimit. Efekt prapaveprues për më shumë se tre vite Vendimi nuk kufizohet vetëm te pagat në fuqi nga...