Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

Porti i Sarandës vijon të jetë një nga portat kryesore hyrëse për turistët e huaj gjatë sezonit veror. Rreth 500 vizitorë të huaj mbërritën këtë të mërkurë në terminalin e portit, me kroçerën “Seabourn Quest”. Turistët, të kombësive të ndryshme, mes tyre francezë, belgë, kroatë, bullgarë, si edhe vizitorë nga Hondurasi e Zimbabve, u bënë pjesë e një guide disaorëshe në jug të vendit. Gjatë qëndrimit në Sarandë, ata vizituan qytetin, Ksamilin, Parkun Kombëtar të Butrintit si dhe Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. “Seabourn Quest” mbërriti në Gjirin e Sarandës si pjesë e itinerarit të saj mesdhetar, i cili më 26 gusht nisi nga porti i Brindizit në Itali. Kjo ishte hera e pestë që kruaziera përfshiu Sarandën në itinerarin e saj. Sipas burimeve...