Magyar i jep fund “epokës Orban”, qeveria e re hungareze dënon Rusinë dhe mbështet Ukrainën: Moska kërcënim për rendin global
Qeveria e re e Hungarisë ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe e ka cilësuar Moskën si një “kërcënim” për Hungarinë, Evropën dhe rendin global. Qëndrimi i ri është përfshirë në një dokument të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të nënshkruar nga kryeministri Peter Magyar dhe të publikuar në gazetën zyrtare hungareze. Në dokument, Hungaria deklaron se mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe të drejtën e Kievit për vetëmbrojtje. “Dënojmë agresionin ushtarak rus”, thuhet në dokument, ndërsa veprimet e Moskës përshkruhen si kërcënim për sigurinë e Hungarisë, Evropës dhe rendit ndërkombëtar. Ky qëndrim shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të Budapestit, pas viteve të qasjes së Viktor Orbanit ndaj luftës në Ukrainë. Orban, i konsideruar...
Burimi:
javanews.al