Dua Lipa rikthehet në Sanremo me një rol suprizues

Dua Lipa rikthehet në Sanremo me një rol suprizues

Showbiz E Mërkurë, 26 Gusht 2026 17:12 Ikona e muzikës pop në botë, Dua Lipa mund të rikthehet në skenën e Sanremos në një rol krejt të veçantë. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare nuk pritet të jetë thjesht një nga të ftuarat e edicionit 2027, por, sipas Adnkronos, po negociohet që ajo të jetë edhe bashkëprezantuese e një prej netëve të festivalit. Marrëveshja raportohet se është një nga objektivat kryesore të Stefano De Martinos për debutimin e tij si drejtor artistik dhe prezantues i Sanremos. Negociatat për praninë e këngëtares thuhet se kanë nisur tashmë. Artistja shqiptare ka një histori të veçantë me festivalin italian. Ajo ishte e ftuar në Sanremo 2020, gjatë drejtimit të Amadeus, ku elektrizoi skenën me hitin “Don’t Start Now”, në...