Princ Harry dhe Meghan Markle kthehen sot në Britani me fëmijët
Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen sot në Britani së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, sipas BBC. Duka dhe Dukesha e Sussex thuhet se po udhëtojnë privatisht nga Kalifornia drejt Britanisë. Një zëdhënës i çiftit, i pyetur për udhëtimin, nuk e konfirmoi informacionin, duke thënë se nuk do të komentonin. Kthimi vjen pasi javën e kaluar u raportua se Harry dhe Meghan planifikojnë të zhvendosen në Britani gjatë muajit gusht. Familja pritet të vendoset në një rezidencë private në Cotswolds, ndërsa fëmijët e tyre janë regjistruar në një shkollë lokale. Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton rikthimin e tyre në detyrat zyrtare të familjes mbretërore. Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të jetojnë si individë privatë dhe anëtarë joaktivë...
Burimi:
kohajone.com