Qëndrimi i trupit ndikon në humor dhe në vendimet që marrim, tregojnë shkencëtarët

Qëndrimi i trupit ndikon në humor dhe në vendimet që marrim, tregojnë shkencëtarët

Shumica e njerëzve ndoshta kujtojnë urdhrat e mprehtë të fëmijërisë për t’u ulur drejt, udhëzime që shpesh shoqëroheshin me paralajmërime ogurzeza për dhimbje të ardhshme të shpinës dhe dëmtime të shtyllës kurrizore. Mënyra se si ulet një person nuk luan rol vetëm në shëndetin e pjesës së poshtme të shpinës, por ndoshta ndikon edhe në ndjenjat e tij ose të saj dhe mund të luajë rol në marrjen e vendimeve, sipas Universitetit McGill, ku psikologë dhe psikiatër zhvilluan kohët e fundit një seri testesh që treguan se njerëzit që ulen drejt kanë gjasa të jenë më dinamikë dhe më pozitivë sesa ata që qëndrojnë të kërrusur. Pjesëmarrësit që u ulën drejt “performuan më mirë në një detyrë që përfshinte marrjen e rrezikut dhe raportuan ndjenja...