KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

Teksa Kuvendi dhe qeveria hezituan të vinin në zbatim vendimin e GJK mbi llogaritjen e pagës së gjyqtarëve e prokurorëve, KLGJ u parapriu dy institucioneve, atij ekzekutiv dhe legjislativ. Në vendimmarrjen e kësaj të mërkure, 26 gusht, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mbodh për të përllogaritur pagën e magjistratëve, sipas përcaktimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, duke i dhënë fund pasigurisë në të cilën qeveria vendosi pushtetin gjyqësore gjatë këtyre muajve. Burime për Syri.Net bëjnë me dije se vendimi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u mor me votë unanime nga ana e 11 anëtarëve të KLGJ brenda mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë. Ky vendim detyron Ministrinë e Financave të garantojë mbështetjen e duhur buxhetore, sipas pikës 1 të vendimit: "Të miratojë pagën referuese...