116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shqiptares! Studiuesi zbulon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shqiptares! Studiuesi zbulon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

26 gushti shënoi 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Në vitin 1928, në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhiu u largua nga Shkupi drejt Dublinit për të nisur rrugëtimin e saj fetar. Pas largimit të saj, edhe familja, nëna Drane dhe motra Age, u shpërngulën nga Shkupi drejt Shqipërisë. Në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës, të njohur si Lagjja Draçin, ndodhet shtëpia-muze, ku përgjatë viteve 1932-1933 jetoi familja e Nënë Terezës. Studiuesi Dom Nikë Ukgjini evidenton momentet historike që tregojnë lidhjet e Nënë Terezës dhe familjes së saj me Shqipërinë dhe Shkodrën. “Për një kohë të caktuar, familja e saj ka jetuar në Shkodër për një kohë shumë të shkurtër, sepse ka...