Kurti kujton Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes

Kurti kujton Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes së saj, duke vlerësuar jetën dhe veprën e humanistes shqiptare me prejardhje nga Shkupi. Në një shkrim kushtuar Gonxhe Bojaxhiut, Kurti ka theksuar rrugëtimin e saj nga Shkupi, Letnica dhe Irlanda, deri në Indi, ku ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj njerëzve në nevojë. Ai ka vënë në pah edhe universalitetin e veprës së saj, duke theksuar se Nënë Tereza u bë simbol botëror përmes kujdesit ndaj njeriut, pavarësisht prejardhjes, fesë apo kombësisë. Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 dhe mbetet një nga figurat më të njohura shqiptare në botë./KultPlus.com