Dua Lipa drejt Sanremos 2027

Dua Lipa drejt Sanremos 2027

Dua Lipa mund të jetë një nga emrat e njohur që do të ngjitet në skenën e Festivalit të Sanremos në vitin 2027. Sipas raportimeve të mediave italiane, këngëtarja me origjinë shqiptare është në negociata për të bashkëprezantuar festivalin me drejtuesin e ri artistik dhe prezantuesin, Stefano De Martino. Raportohet se negociatat kanë avancuar, ndërsa synimi është që edicioni i ardhshëm i Sanremos të ketë një profil sa më ndërkombëtar. Dua Lipa ka qenë edhe më parë pjesë e festivalit, kur në vitin 2020 interpretoi hitin e saj “Don’t Start Now”. Ende nuk dihet se në cilën prej netëve të festivalit mund të paraqitet ajo, ndërsa gjithçka pritet të varet edhe nga angazhimet e saj artistike./KultPlus.com