Shtegu High Scardus afron peizazhet e paprekura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Shtegu High Scardus po shndërrohet në një destinacion të turizmit malor në Ballkanin Perëndimor, duke lidhur përmes një itinerari ndërkufitar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada gjermane në Shqipëri thekson se zhvillimi i këtij shtegu shkon përtej promovimit të peizazheve malore, pasi synon të krijojë mundësi ekonomike për komunitetet lokale dhe të mbrojë trashëgiminë natyrore e kulturore të zonave malore. “Në Shtegun High Scardus, përgjigjja shkon përtej kënaqësisë që ofrojnë panoramat spektakolare malore. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shtigjet e vjetra malore janë shndërruar në një itinerar ndërkufitar për ecje të gjata, duke i sjellë dashamirësit e natyrës dhe entuziastët e aktiviteteve në natyrë më afër disa prej peizazheve më të paprekura të Ballkanit Perëndimor, si...
Burimi:
kultplus.com