PriFest 18 prezanton filmat garues në kategorinë Ballkanike

PriFest 18 prezanton filmat garues në kategorinë Ballkanike

PriFest ka prezantuar pesë filmat që do të garojnë në kategorinë Balkan Feature Films Competition në kuadër të edicionit të 18-të të festivalit. Programi sjell filma nga Kosova dhe vendet e rajonit, të cilët trajtojnë tema të ndryshme, duke nisur nga trauma e luftës dhe kujtesa, deri te identiteti, familja, dashuria, liria dhe përballja me ndryshimet shoqërore. Në garë do të jenë “Hana” i regjisorit Ujkan Hysaj, që do të ketë premierën evropiane, “Gülizar” nga Belkıs Bayrak, “Vidra (Otter)” nga Srđan Vuletić, “The River” nga Haris Raftogiannis dhe “Shame and Money” nga Visar Morina. Filmi “Shame and Money”, një bashkëprodhim i disa vendeve, pati premierën botërore në Sundance Film Festival 2026, ndërsa në PriFest do të shfaqet për herë të parë për publikun në Kosovë....