Ron Weasley rikthehet në skenë, Rupert Grint pjesë e Harry Potter në Broadway
Aktori britanik Rupert Grint do të rikthehet në universin e Harry Potter, duke luajtur sërish Ron Weasley, këtë herë në skenën e Broadway-t në Nju Jork. 38-vjeçari do të jetë pjesë e shfaqjes Harry Potter and the Cursed Child nga 2 shkurti deri më 30 maj 2027. Grint luajti Ronin në të tetë filmat e sagës, që nga viti 2001, kur ishte vetëm 11 vjeç. “Ron Weasley ka qenë pjesë e imja që kur isha 11 vjeç dhe mezi pres ta takoj sërish në këtë fazë të jetës”, tha ai. Shfaqja zhvillohet 19 vite pas historisë së filmave, me Harryn, Ronin dhe Hermionën tashmë të rritur. Ron dhe Hermione janë të martuar dhe kanë një vajzë që ndjek Hogwarts-in. Grint është i vetmi nga treshja...
Burimi:
kultplus.com